Sulmi ndaj Top Channel, gazetarja: ‘Range Rover’-i pësoi defekt dhe i la në mes të rrugës, pjesa përpara s’është djegur fare

Sulmi ndaj Top Channel, gazetarja: ‘Range Rover’-i pësoi defekt dhe i la në mes të rrugës, pjesa përpara s’është djegur fare

17:42, 29/03/2023
A+ Aa A-

Gazetarja Dorjana Bezat ka deklaruar se makina e personave që kryen sulmin me breshëri plumbash ndaj Top Channel ka pësuar defekt në momentin që ata po arratiseshin. E ftuar në “Zona Zero”, ajo tha se kjo pistë u ngrit duke parë që makina ishte djegur në mes të rrugës. Gjithashtu, ajo tha se një tjetër dyshim që e përforcon këtë pistë është fakti që Kavaja apo zonat rreth saj nuk janë zgjedhur asnjëherë për të djegur makinat e përdorura në krim, pasi aty mbërrin shumë shpejt zjarrfikësja. Dhe ashtu ka ndodhur e për pasojë, sipas gazetares, pjesa e përparme e makinës ka qenë thuajse e paprekur nga flakët që janë shuar shpejt.

“Ka dyshime që makina e përdorur nga autorët të ketë pësuar një defekt pas sulmit të kryer në godinën e Top Channel për shkak se ishte braktisur në mes të rrugës. Po ashtu, Në asnjë ngjarje kriminale Kavaja nuk është përzgjedhur si vendi ku krimineli zgjedh të djegë makinën, pasi zjarrfikësja mbërrin shumë shpejt, ashtu siç dhe mbërriti në këtë rast. Pjesa e parme e makinës është pothuajse e paprekur pikërisht sepse zjarri u  shua shpejt. Dhe në këto dyshime, po kontrollohen dhe serviset pasi makina mund të ketë qenë në servis para përdorimit,”- deklaroi Bezat.

Sulmi i rëndë ndodhi pak pas mesnate dhe viktimë mbeti roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç. Autorët iu afruan objektit të televizionit me një ‘Range Rover’ dhe qëlluan me dy kallshnikovë. Më pas, ata u larguan në drejtim të Kasharit, u futën në autostradën Tiranë-Durrës dhe morën rrugën për në Golem ku dhe dogjën makinën e përdorur në krim. Deri më tani, policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për informacione të vlefshme. Si shpërblim ofron shumën prej 100 mijë eurosh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco