SYRI TV/ Malësi e Madhe, sekuestrohen 27 sera me tetëmijë fidanë kanabisi

15:11, 29/03/2023
A+ Aa A-

Një operacion i Policisë në Malësinë e Madhe ka zbuluar 27 sera më 8 mijë fidanë kanabis dhe ka vënë në pranga drejtuesin e kësaj veprimtarie. Gjithashtu ka nisur hetimi edhe për tre punonjës të baskisë: për drejtorin e Shërbimit Pyjor, specialistin e Ujësjellësit dhe hidraulikun e Ujësjellësit sepse mbulonin zonën ku ishte mbjellë lënda narkotike.

Nga SYRI TV

27 sera me kanabis sattiva janë zbuluar ne Malësinë e Madhe ku është vënë në pranga një person dhe ka nisur hetimi për tre zyrtarë të bashkisë.

Sipas një njoftimi për shtyp mësohet se është arrestuar 52-vjeçari Nesti Delaj alias Ernest Veshtaj i dyshuar si organizatori i kësaj veprimtarie kriminale, ndërsa tre punonjës të sashkisë në Malësinë e Madhe,  Drejtori i Shërbimit Pyjor, Gjovalin Gjekaj,  specialisti i Ujësjellësit Roland Gjekaj dhe hidrauliku i Ujësjellësit Arben Hysaj, u proceduan penalisht me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Policia sqaron se operacioni i koduar “Krateri” ka arritur që të zbulojë 27 sera brenda të cilave ishin kultivuar në kubikë, rreth 8 000 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Fidanët në kubikë ishin gati për t’u shpërndarë, me qëllim kultivimin e tyre në tokë.

Ndërkohë, gjatë kontrolleve të ushtruar ne banesën e të arrestuarit Policia gjeti dhe sekuestroi 3 armë gjahu, municion luftarak dhe 5 armë të ftohta (thika) që i mbante pa leje.

Në njoftimin për shtyp Policia e Shkodrës iu bën thirrje fermerëve dhe banorëve të zonave rurale, që mos të bien pre e individëve apo grupeve kriminale që merren me kultivimin e bimëve narkotike.

Gazetar: F. Maka

Montazhier: L. Kotri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco