Greqi, operacion i madh policor, mes kriminelëve grekë edhe një shqiptar

Greqi, operacion i madh policor, mes kriminelëve grekë edhe një shqiptar

13:58, 29/03/2023
A+ Aa A-

Policia greke ka bërë 5 arrestime në një aksion të madh policor në Ilia mëngjesin e së mërkurës. Informacionet bëjnë me dije se të arrestuarit po përgatisnin një goditje të madhe.

Në orën 5 të mëngjesit të së enjtes u kryen bastisje në dhomat me qira nga punonjësit e policisë greke gjatë kontrollit u gjetën armë dhe arrestuan 5 persona.

Burime të Patrisneës bëjnë të ditur se ndërmjet të arrestuarve, katër grekëve dhe një shqiptar, është edhe një bandit famëkeq me origjinë nga Ilia, i cili ka qenë shqetësimi i autoriteteve prej të paktën dy dekadash, ndërsa në të kaluarën ka qenë i burgosur.

Ai dyshohet se ka tentuar të ikë kur ka vërejtur praninë e policisë, por forcat e EKAM-it e kanë ndaluar.

Të arrestuarve iu gjetën pistoleta, një automjet i vjedhur, kapuç, doreza dhe bombola benzinë, të cilat me siguri i kanë përdorur për t'i vënë flakën mjetit.

Oficerët e policisë duke monitoruar telefonat e tyre konstatuan se të arrestuarit po përgatisnin një goditje të madhe në ditët në vijim në Pirgos dhe më konkretisht në ELTA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco