SYRI TV/ Banorët e Bërxullës vijojnë rezistencën, protestë te zyrat e Hipotekës

13:24, 29/03/2023
A+ Aa A-

Banorët e Bërxullës kanë vijuar protestën e tyre pranë zyrave të hipotekës. Ata kanë kërkuar çertifikim të pronave sipas ligjit, duke akuzuar kadastrën se i sorollat prej vitesh. Protestuesit kanë lënë 1 javë afat për të marrë një përgjigje zyrtare.

Nga SYRI TV

Këtë të mërkurë banorët e fshatit Bërxullë kanë protestuar pranë zyrave të hipotekës, për të kërkuar çertifikimin e pronave të tyre, një proces që ka ngecur prej vitesh. Ata  kanë akuzuar zyrtarët  e kadastrës për korrupsion, ndërsa kanë lëlë afat deri ditën e martë për një përgjigje konkrete, në të kundërt protestat e tyre do të përshkallëzohen.

Janë 22 banesa dhe mbi 35 hektarë tokë bujqësore të cilat preken nga ndërtimi i aksit rrugor Thumanë-Kashar, ndërsa banorët  kanë mbi 6 muaj që protestojnë në mbrojtje të pronave të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco