EMRI/ Nxirrte pasaporta false për në Angli dhe ShBA, arrestohet në Tiranë 54 vjeçari në kërkim

EMRI/ Nxirrte pasaporta false për në Angli dhe ShBA, arrestohet në Tiranë 54 vjeçari në kërkim

13:08, 29/03/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka arrestuar 54 vjeçarin Eduard Haxhiu i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 7 vite e 4 muaj burg për prodhim të pasaportave të falsifikuara që përdornin emigrantët shqiptar drejt Anglisë dhe SHBA-së.

Gjatë periudhës 2019-2022, ky shtetas ka ndihmuar emigrantë shqiptarë që të kalonin në Angli dhe në Amerikë, me pasaporta të falsifikuara.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Vijojnë operacionet për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Lokalizimi", i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale.

Ndihmonte emigrantë shqiptarë, që të kalonin në Angli dhe në Amerikë, me pasaporta të falsifikuara, lokalizohet dhe vihet në pranga 54-vjeçari i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim. 

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Lokalizimi".

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

- Eduard (Eduart) Haxhiu, 54 vjeç, banues në Tiranë. 

54-vjeçari është dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Gjatë periudhës 2019-2022, ky shtetas ka ndihmuar emigrantë shqiptarë që të kalonin në Angli dhe në Amerikë, me pasaporta të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco