Gjykata e Tiranës njeh vendimin për Ilir Pajën, e dënon me 24 vite e 8 muaj burg

Gjykata e Tiranës njeh vendimin për Ilir Pajën, e dënon me 24 vite e 8 muaj burg

12:43, 29/03/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka njohur këtë të mërkurë, vendimin për Ilir Pajën i dënuar më herët për vrasje, marrëdhënie seksuale me të mitura e armëmbajtje pa leje.

Burime për Panorama bëjnë me dije se Gjykata ka vendosur dënimin përfundimtar me 24 vite e 8 muaj e 20 ditë burgim, duke e zbritur me 4 muaj e 26 ditë dënimin.

Paja rezulton i dënuar në Itali për veprën penale të vrasjes në bashkëpunim, ku dhe ka marrë një dënim prej 24-vitesh. 49-vjeçari njihet ndryshe me nofkën “Ufo”, për aftësinë e tij për të “avulluar” papritur nga burgjet ose kudo që ndodhej i ndaluar.

Krimet e Pajës

Fillimisht Ilir Paja është arrestuar në Itali në 27 Prill 2006 në zonën e Perugias, pasi autoritet e drejtësisë gjermane, kishin lëshuar në 20 korrik 2005 një mandat arresti për Pajën, të cilin e akuzonin për vrasje. Nga data 27 korrik 2006 kur është arrestuar për llogari të Gjermanisë, dhe deri në 11 qershor 2006, Paja rezulton të jetë mbajtur në ambientet e burgut të Perugias. Por, teksa kishte nisur gjyqi për ekstradimin e tij në Gjermani, në datën 11 qershor, Paja, ka mundur të arratiset dhe është provuar që ka gjetur strehim në qytetin e Milanos. Nga përgjimet e kryera të një rrethi shoqëror shqiptarësh në Milano, është mësuar nga italianët se Paja qëndronte në Milano, nën shoqërinë e një tjetër shqiptari, të quajtur Gentian Makshija, ky i fundit tashmë i dënuar në Itali. Për shkak se këta dy personazhe u përfshinë në një vrasje të ndodhur në 2 shtator 2006, policia italiane mundi t’i arrestojë ata në 4 shtator.

Pikërisht nga kjo datë, Ilir Paja ka qëndruar i arrestuar deri në 14 gusht 2007, pasi teksa po e transportonin me ambulancë nga Livorno për në burgun e Carinolas në Itali, ai ka arritur të arratiset përsëri.

Përmes hetimeve të kryera nga autoritet italiane, është provuar se Paja, ka mundur të dalë nga territori italian, duke u futur në Shqipëri, ku ka qëndruar i strehuar. Ndërsa, miku i tij Gentian Makshija, ka dalë para gjykatës së Milanos duke u dënuar në Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco