Arrestohet shitësi 33-vjeçar i drogës në Lushnjë

Arrestohet shitësi 33-vjeçar i drogës në Lushnjë

10:46, 29/03/2023
A+ Aa A-

Goditet një tjetër rast i shitjes në doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis.

Në kuadër të operacionit policor “Monopatina” është arrestuar në flagrancë 33-vjeçari, autor i dyshuar i këtij rasti, si dhe janë sekuestruar dozat e lëndëve narkotike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e tyre.

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes në doza të lëndëve narkotike, me mbështetjen e inteligjencës informative, për një rast të kësaj veprimtarie në Lushnjë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Fier organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Monopatina" në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-O. Sh., 33 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnjë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, si dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco