LIVE/ Banorët e Bërxullës, mesazh Bicit: Nuk do ta lejojmë projektin pa u çertifikuar banesat dhe pronat tona!

LIVE/ Banorët e Bërxullës, mesazh Bicit: Nuk do ta lejojmë projektin pa u çertifikuar banesat dhe pronat tona!

10:22, 29/03/2023
A+ Aa A-

Banorët e Bërxullës janë mbledhur sot përpara Hipotekës për të vazhduar protestën e nisur javë më parë për pronat që u shpronësohen pa komensim nga projekti i rrugës Thumanë – Kashar.

Njeri nga përfaqësuesit tha: " Pas 12 vjetësh, bëra aplikimin e ri. Erdhën tri herë topografët për ta marrë banesën, me arsye nga më të ndryshmet, distancën nga lumi, nga gjurma e rrugës etj.

Institucionet nuk dinë akoma si është projekti i rrugës dhe unë jam detyruar të marrë inxhinierët e firmës që zhvillojnë projektin në terren që të bëjnë matjet e banesës sime. Del që banesa nuk është fare në rrezen e rrugës. Çfarë presin që nuk bëhet kjo? Se pot a kenë projektin, del shumë saktë. Pse duhet të zvarritem unë?!

Atë banesë vetë e kanë konfirmuar në 1994 se banesa juaj del pa çati. Pse nuk bëhet legalizimi i banesës sime kur e kam në pronën time të vjetër dhe të marrë me ligj?! Pronën e kam të çertifikuar kurse banesa më del jashtë kësaj!!! Arsyet janë se ky projekt i rrugës nuk është i saktë, akoma nuk e dinë si do të zhvillohet projekti dhe gjurma e rrugës luan sa herë këta hasin pengesa sipas interesave për sa më pak kosto dhe pasojat janë që këta banorë vijnë sot për të kërkuar të drejtën e tyre.

I bëj thirrje, Drejtorit të ri të Hipotekës, Agron Çerrit, nëndrejtorit Lad Binos dhe zonjës Dallëndyshe Bici, urgjentisht, të bëjnë urgjentisht zhbllokimin e këtyre pronave që nuk çertifikohen, që t’i jepet zgjidhje!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco