Lajmi i fundit

Bardhi: Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë, 10 prova

Ligj për Avokatët e shtetit që i ndëshkon kur vlerësohen të paaftë profesionalisht

Ligj për Avokatët e shtetit që i ndëshkon kur vlerësohen të paaftë profesionalisht

10:07, 29/03/2023
A+ Aa A-

Disa ndryshime në ligjin “Për Avokaturën e Shtetit” synojnë të çojnë drejt zbatimit një pikë që lidhet me shkarkimin apo uljen në detyrë të avokatëve kur vlerësohen të paaftë profesionalisht.

Kjo kategori avokatësh merr rëndësi të veçantë pasi është e angazhuar direkt në mbrojtjen e interesave të shtetit sidomos në rastet e arbitrazheve ku Shqipëria jo në pak raste ka humbur duke u ngarkuar me kosto të mëdha financiare. Ndryshimet që bëhen në disa nene së pari lidhen me funksionimin e zyrave vendore .

“Propozimi parashikon që kompetenca e tyre tokësore të mos parashikohet në ligj por në strukturën e institucionit, duke e bërë më fleksibël edhe shpërndarjen e ngarkesës. Nga ana tjetër, parashikimi me një akt normativ si ligji, duket jokoherent nisur edhe nga fakti që vetë harta gjyqësore miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave” thuhet në relacionin që shoqëron projektligjin e nxjerrë për konsultim.

Ndërkohë në nenin 3 ligji është ndryshuar me qëllim parashikimin në ligj që vlerësimi për paaftësi profesionale të përbëjë shkak jo vetëm për fillimin e procedurës për shkarkimin nga detyra por edhe për uljen në detyrë të avokatit të shtetit.

Një tjetër nen i draftit është ai 4 që sipas relacionit “synon të ndryshojë dhe korrigjojë nenin 26/3 të ligjit në fuqi, i cili pavarësisht se në titullin e tij parashikon uljen në detyrë, nuk e trajton atë. Nga ana tjetër, ulja në detyrë propozohet si masë disiplinore për avokatët në nivel qendror, që duhet të jepet në përputhje me shkeljen e kryer. Ndërkohë, ndryshimi i propozuar përfshin lëvizjen paralele si të drejtë të avokatit të shtetit dhe parashikon zhvillimin e një procesi konkurrimi, por diskrecionin për caktimin e rregullave të tij, ia lë Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit në rregulloren e brendshme të organizimit dhe funksionimit të Avokaturës së Shtetit”.

Në nenin 6 sipas ndryshimi ka për qëllim të qartësojë llojet e shkeljeve disiplinore, duke mos e lidhur domosdoshmërisht një shkelje të caktuar me ardhjen apo mundësinë e ardhjes së pasojës, kur ajo në vetvete është e rëndë edhe pa sjellë një pasojë të caktuar, si dhe të përshkallëzojë shkeljet sipas rëndësisë së tyre. Nga praktika e deritanishme dhe rezultatet e evidentuara, është gjykuar e nevojshme të rishikohen dispozitat e shkeljeve disiplinore, pasi zbatimi i tyre në praktikë ka hasur vështirësi sa i përket masave ndëshkuese me karakter më të lehtë. Kështu, janë parashikuar shkelje disiplinore më konkrete duke iu referuar veprimtarisë dhe gjetjeve të konstatuara ndër vite për avokatët e shtetit.

Ndërkohë neni 7 “shton një dispozitë të re e cila synon të përcaktojë rrethana për shkak të të cilave masa disiplinore individualizohet më drejtë në raport me shkeljen e kryer. Propozohet të shtohen dy lloje të reja masash disiplinore që janë: ulje në detyrë për një afat deri në gjashtë muaj dhe mbajtje deri në tridhjetë për qind e pagës së plotë për një periudhë deri në gjashtë muaj. Këto masa, vlerësohet se i shërbejnë realizimit të funksionit të procesit disiplinor në drejtim të individualizimit të drejtë të masës, por edhe funksionit parandalues të shkeljeve në të ardhmen”.

Kur ka dyshim të arsyeshëm se vazhdimi i ushtrimit të detyrës nga avokati i shtetit dëmton rezultatin e procedimit disiplinor, pengon konkluzionin e tij të drejtë ose të rregullt, apo mund të cenojë ushtrimin e përshtatshëm të detyrës së tij me ndryshimin e bërë në ligj parashikohet pezullimi i avokatit të shtetit.

Shteti shqiptar është përballur viteve të fundit me disa çështje në Arbitrazh ku më e komentuara ajo me investitorin Becchetti ndaj të cilit duhet të paguhen më shumë se 100 milionë euro dhe po kështu edhe përballja me kompanitë që u angazhuan në ndërtimin e Tiranë-Elbasan e cila përfundoi po ashtu me humbje. Në Arbitrazh vijon ndërkohë përballja me Durres Kurum Shipping SH. P.K./MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco