EMRI/ Tentoi të trafikonte kokainë drejt Greqisë, pranga 64-vjeçarit në Kakavijë

EMRI/ Tentoi të trafikonte kokainë drejt Greqisë, pranga 64-vjeçarit në Kakavijë

10:07, 29/03/2023
A+ Aa A-

Një 65-vjeçar nga Fieri është arrestuar në Kakavijë pasi tentoi të trafikonte drogë drejt Greqisë.

Në pranga përfundoi Vasil Simaku, të cilit iu sekuestruan në makinë 346 gramë kokainë, me destinacion Greqinë.

Njoftimi i policise:

Kakavijë, Gjirokastër/Finalizohet operacioni i koduar “Trekëndëshi”, për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotikëve.

Operacioni u zhvillua nga Policia Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër.

Tentoi të trafikonte drejt Greqisë, një pako me kokainë që e kishte fshehur në automjet, vihet në pranga 64-vjeçari.

Sekuestrohen 346 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një shumë parash, 2 aparate celulare dhe automjeti në të cilin ishte fshehur lënda e dyshuar narkotike kokainë.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në inteligjencën informative për një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Trekëndëshi”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi V. S., 64 vjeç, banues në Fier.

Në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë ushtruar kontroll në automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi V. S. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një vend të përshtatur në të cilin ishte fshehur një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale 346 gramë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda e dyshuar narkotike, një shumë parash, 2 aparate celulare dhe automjeti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco