Zbardhen detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Policia e Shkodrës njofton se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Guerrile” pranë livadheve.
Sipas policisë, një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 20:05, në lagjen “Guerrile”, afër livadheve, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net