Lajmi i fundit

Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Sulmi mbi TCH/ VOA: Policia vendosi një nga shpërblimet më të mëdha për një ngjarje kriminale

Sulmi mbi TCH/ VOA: Policia vendosi një nga shpërblimet më të mëdha për një ngjarje kriminale

20:29, 28/03/2023
A+ Aa A-

Në Shqipëri, policia e Tiranës bëri të ditur sot se ka vendosur një shpërblim prej 100 mijë eurosh për çdo informacion të vlefshëm që mund të çojë në identifikimin e personave që pak pas mesnatës të së hënës, qëlluan me armë godinën e televizionit Top Channel. Ajo ka vendosur në dispozicion dhe një numër të posaçëm telefoni duke garantuar anonimatin e kujtdo që ofron të dhëna. Ky është ndër shpërblimet më të mëdha të vendosura ndonjëherë nga autoritetet për zbulimin e një ngjarjeje kriminale.

Policia konfirmoi se në drejtim të godinës së Top Channel-it, ku mbeti i vrarë dhe një roje e sigurisë, janë qëlluar 26 fishekë nga dy armë kallashnikov, nga të cilat “20 gëzhoja janë qitur nga një armë zjarri dhe 6 gëzhoja janë qitur nga arma tjetër”.

Ato u gjetën në automjetin e përdorur nga autorët, i cili ka lëvizur në rrugën dytësore të autostradës Durrës-Tiranë, ka kaluar një herë përpara godinës me shpejësi të ulët, dhe më pas është rikthyer duke qëlluar në drejtim të godinës së televizionit, për t’u larguar më pas në drejtim të Durrësit. Automjeti u gjet i djegur vetëm 28 minuta pas ngjarjes, në aksin Durrës-Rrogozhinë në vendin e quajtur “Përroi i Agait”. Ai rezulton t’i jetë vjedhur më 10 korrik të vitit 2020, në fshatin Tale të Lezhës, një qytetari nga Kosovë, i cili ishte me pushime në këtë zonë, ndërsa targat po ashtu, janë kallëzuar të vjedhura, dhjetorin e kaluar, në qytetin e Tiranës.

Policia shpjegoi se mbrëmë, nën drejtimin e kryeprokurorit të Tiranës, "është zhvilluar një analizë e detajuar e veprimeve hetimore të kryera, si dhe janë përcaktuar versionet hetimore", por pa dhënë detaje. Përveç atyre që kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes, policia bëri të ditur se "janë pyetur dhe disa persona të tjerë të evidentuar prej saj në Kavajë apo dhe në Vlorë".

Dje në një deklaratë të vetën, televizioni Top Channel, e cilësoi ngjarjen “një akt terrorist të paprecedent” duke vënë në dukje disa herë se ky akt është kryer për të dëmtuar e goditur misionin e medias së lirë dhe fuqisë së fjalës së lirë”./VOA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco