FOTO/ Po i iknin policisë, përplaset ‘Audi’ i mbushur me drogë

FOTO/ Po i iknin policisë, përplaset ‘Audi’ i mbushur me drogë

18:48, 28/03/2023
A+ Aa A-

Një automjet tenton t’i largohet policisë greke në kufirin greko-shqiptar.

Ngjarja në Igumenicë, mjeti i ndaloi policëve, por më pas shtoi shpejtësinë. Mjeti është gjetur më pas i aksidentuar, i përplasur me trafikndarëset. Brenda në makinë janë gjetur 2 çanta me 32 pako që përmbanin 32 kg 574 gram marijuanë.

Sekuestrohen dhe 400 euro dhe 3 celularë. Janë arrestuar shoferi dhe pasagjerja femër. Mësohet se shoferi nuk është shtetas grek,  nuk dihet ende kombësia dhe nëse është shqiptar. Pasagjerja është greke.

Droga me vlere mbi 81 mijë euro. Të arrestuarit kanë ardhur nga një zonë e Greqisë veriore për t’u ngarkuar me drogë.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka evidentuar dhe kapur 7 raste të trafikut të drogës të dyshuar të linjes nga Saranda ne Igumenicë dhe ka sekuestruar 375 kg marijuanë.

Ndërsa në vende të ndryshme të Greqisë prej fillimit të vitit janë kapur rreth 1 ton marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco