Lajmi i fundit

Bardhi: Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë, 10 prova

Humb jetën nga koronavirusi një qytetar

Humb jetën nga koronavirusi një qytetar

17:20, 27/03/2023
A+ Aa A-

Rikthehen vdekjet nga koronavirusi. 

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë njofton se një qytetar 82-vjeçar nga Korça ka humbur betejën me virusin vdekjeprurës. 

Ndërkohë, sot janë regjistruar 6 raste të reja me COVID-19. 

 

Situata
Janë kryer 189 testime, nga të cilët 6 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

5 në Tiranë, 1 në Durrës.

Janë 151 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. 
 
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2, një qytetar 82 vjeç, nga Korça.
 
 Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,060 që nga fillimi i epidemisë.
 
 Statistika ( 27 Mars 2023) 
 
 Raste të reja ditore               6
 Të shëruar në 24 orë            14
 Të shtruar në spitale             7
 Humbje jete në 24 orë           1
 Testime ditore                        189
 
 Testime totale                   2,047,608
 Raste pozitive                      333,814
 Raste të shëruara                  330,060
 Raste Aktive                             152
 Humbje jete                              3,602
 
 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
 
 Tiranë                      133
Fier                             5
Vlorë                         6
Berat.                         3
Durrës.                      3
Shkodër.                    2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco