Hyri në ujë për të shpëtuar një fëmijë, humb jetën tragjikisht shqiptari në SHBA, baba i tre fëmijëve

Hyri në ujë për të shpëtuar një fëmijë, humb jetën tragjikisht shqiptari në SHBA, baba i tre fëmijëve

16:42, 27/03/2023
A+ Aa A-

Adem Qorri, një shqiptar i Kosovës, ka ndërruar jetë tragjikisht në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi është mbytur.

Ngjarja e rëndë, që i mori jetën shqiptarit, i cili jetonte me familje në Florida, humbi jetën dje teksa po shpëtonte një fëmijë nga mbytja në det, por fatkeqësisht mbeti i vdekur vetë.

Kanë qenë miqtë dhe familjarët e tij, që kanë njoftuar lajmin e dhimbshëm.

 “Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen tënde në Amerikën e largët! Të vdesësh duke shpëtuar jetë është vdekje fisnike! Do të mbetesh i pavdekshëm! Për herë në zemrat tona, Adem Halim Qorri”, ka shkruar një familjar i Ademit.

Qorri së bashku me ekipin e djalit 10-vjeç (futboll amerikan) ishte nisur për në plazh të Floridës për të festuar fitoren, papritmas rrymat e ujit janë shfaqur dhe si pasojë i mori jetën të ndjerit, Ademit. Ademi ka lenë pas gruan dhe tre fëmijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco