Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

EMRAT/ Shpërndanin drogë në qytet, arrestohen 2 të rinj në Shkodër

14:00, 27/03/2023
A+ Aa A-

Policia e Shkodrës ka arrestuar 2 të rinj të cilët akuzohen se shpërndanin lëndë narkotike me doza.

Sipas burimeve për SYRI-n, në kuadër të operacionit “Dërgesa” u arrestuan në flagrance shtetasit Brijan Vlladna dhe Briken Dibra.

Njoftimi i policisë/ Shkodër

Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dërgesa”.

Vihen në pranga 2 shtetas që shpërndanin lëndë narkotike në doza, në qytetin e Shkodrës.

Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të kontrolleve për kapjen e personave që ushtrojnë veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Dërgesa”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

B. V., 22 vjeç dhe B. D., 20 vjeç, të dy banues në Shkodër.  

Gjatë operacionit, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar për kontroll, në lagjen “Qemal Stafa”, këta 2 shtetas, të cilëve iu kanë gjetur sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis sativa. 

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B. V., shërbimet e Policisë gjetën një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.   

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin doza të lëndës narkotike kanabis, në qytetin e Shkodrës.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të metejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco