VIDEO/ Ja pasojat e sulmit mbi Top Channel: Pistat kryesore të hetimit

09:58, 27/03/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit pranë godinës së televizionit Top Channel.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të medias në rrethana ende të paqarta rreth orës 01.00. Si pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë i godinës, Pal Kola 60 vjeç.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa mjeti i tyre është gjetur i djegur.

SYRI TV sjell pamjet e pasojave të sulmit me armë mbi Top Channel.

Sipas gazetares Bleona Sari të SYRI TV, pista kryesore ku është përqendruar hetimi është ajo e ndonjë konflikti të mundshem apo mesazhi ndaj drejtuesve te medias ku ndodhi ngjarja.

Ndërsa një pistë tjetër është edhe ajo për programin e Big Brother VIP.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco