'Ky 5-lekësh duhet të qëndrojë përgjithmonë në oborrin e TCH'

'Ky 5-lekësh duhet të qëndrojë përgjithmonë në oborrin e TCH'

09:53, 27/03/2023
A+ Aa A-

Eksperti i kriminologjisë, Ervin Karamuço, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në oborrin e Top Channel, ku u vra roja i sigurisë Pal Kola.

Ai ka publikuar fotografinë e një monedhe 5-lekëshe që u gjet në tokë dhe kishte rënë nga xhepi i 60-vjeçarit.

“Ky 5-lekësh duhet të qëndrojë përgjithmonë në oborrin e Top Channel. Ishte e vetmja monedhë që ra nga xhepi i të ndjerit Pal... S'kam fjalë...”, shkruan Karamuço.

Roja i sigurisë ka qenë duke u ngrohur pranë një ngrohëse që ka pasur brenda kabinës në momentet kur është qëlluar me breshëri plumbash.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco