VIDEO/ Banorët e BBV në panik, momentet kur sulmohet me 'kallash' Top Channel

02:20, 27/03/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën në orët e para të ditës së sotme, ku sipas informacioneve zyrtare nga policia janë sulmuar studiot e Top Channel dhe është vrarë një roje.

Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel në Mëzez, sipas gazetares së SYRI TV, Bleona Sari.

Plumbat kanë plagosur me armë zjarri, rojën e sigurisë të “Oktapus” Security, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital, por akoma nuk dihen gjeneralitetet.

Momenti i krismave është regjistruar edhe nga kamerat e BigBrother, ndërsa banorët janë shprehur se ato ndiheshin sikur kishin ndodhur aty.

Grupi hetimor është në vendngjarje ndërsa shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollohet zona.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco