Alarm për bombë në aeroportin 'Adem Jashari' Prishtinë

Alarm për bombë në aeroportin 'Adem Jashari' Prishtinë

19:51, 26/03/2023
A+ Aa A-

Një alarm për bombë ka terrorizuar jo pak të gjithë udhëtarët e aeroportit 'Adem Jashari' Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 21:00 ka pranuar informacionin për dyshimet mbi një shpërthim të mundshëm në Aeroport.

Zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, ka thënë se Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku ka ndërmarrë masat e nevojshme për ta siguruar lokacionin, ndërkohë ka evakuuar edhe personat që ndodheshin në aeroport.

“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten”, deklaroi Ahmeti.

Kjo nuk është hera e parë që ka pasur kërcënime për bombë në këtë aeroport.

Një alarm për bombë, u dha edhe në qershor të vitit 2022, por rezultoi alarm i rremë.

Kosova u bë vendi i fundit në Ballkan ku u alarmua për mjete shpërthyese në institucione, pas një varg kërcënimesh në të paktën katër vende të tjera të rajonit në muajt e fundit.

Më 17 dhe 18 maj, në Kosovë u raportua se ka pasur alarm për mjete shpërthyese në ndërtesën e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës dhe në shkollën e mesme “Xhevdet Doda” në kryeqytet.

Informacioni për mjet shpërthyes në Rektorat ishte pranuar drejtpërdrejt në adresën elektronike të këtij institucioni, ndërsa informacioni për mjet shpërthyes në shkollën “Xhevdet Doda” i kishte ardhur Policisë, e cila i evakuoi menjëherë nxënësit.

Të dy alarmet rezultuan të rreme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco