Merr flakë makina në Tiranë, një e moshuar asfiksohet nga tymi

Merr flakë makina në Tiranë, një e moshuar asfiksohet nga tymi

19:12, 26/03/2023
A+ Aa A-

Një automjet përfshihet nga flakët. Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Ndre Mjeda’.

Mësohet se zjarri ka rënë në një automjet të parkuar në pronësi të shtetases A. B.

Si pasojë është asfiksuar nga tymi shtetasja H. Gj., 73 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 26.03.2023, në rrugën ‘Ndre Mjeda’, në një garazh, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetases A. B.

Si pasojë është asfiksuar nga tymi shtetasja H. Gj., 73 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco