Ngacmoi djalin e mitur të së dashurës, arrestohet 36-vjeçari në Pogradec

Ngacmoi djalin e mitur të së dashurës, arrestohet 36-vjeçari në Pogradec

12:11, 25/03/2023
A+ Aa A-

Policia e Pogradecit i ka vënë prangat Bledi Sinanllarit, 36 vjeç, banor i qytetit, pasi ka kryer veprime të turpshme ndaj një të mituri, 15 vjeçar, që është i biri i gruas me të cilën bashkëjetonte. Ngacmimi ka ndodhur në gusht të vitit 2022, por denoncimi në Polici është bërë vetëm tri ditët e fundit, kur edhe u shpall në kërkim.

Policia njoftoi se Komisariati i Pogradecit bëri ndalimin e shtetasit në kërkim Bledi Sinanllari, 36 vjeç, banues në Pogradec, pasi në muajin gusht 2022, dyshohet se ka kryer veprime të turpshme, me një të mitur. Ky person ka qenë i dënuar më herët për dhunë në familje.

I mituri është 15 vjeç, djali i bashkëjetueses së të arrestuarit; i përkasin komunitetit egjiptian. Në Polici, i mituri ka pranuar se i arrestuari e ka ngacmuar duke e prekur në mënyrë të papërshtatshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco