Sarandë: Biznesmeni kërkon lirinë nga arratia, i refuzohet pas 7 seancash

Sarandë: Biznesmeni kërkon lirinë nga arratia, i refuzohet pas 7 seancash

12:05, 25/03/2023
A+ Aa A-

Pando Papuçit, biznesmeni 67- vjeçar nga Saranda, i cili prej më se një viti është person në kërkim, i është refuzuar kërkesa për liri.

Vendimi është marrë të enjten më 23 mars nga gjykatësi Fatmir Ndreu, i cili ka rrëzuar kërkesën nga arratia të Papuçiut për revokimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, vendosur ndaj tij në më mungesë më 21 shkurt të një viti më parë.

Ajo që bie në sy çuditshëm është fakti se kjo kërkesë e biznesmenit është refuzuar pas plot 7 seancash: katër në muajin shkurt dhe tre në muajin mars.

Papuçi u shpall në kërkim pas operacionit “Heshtja” të Prokurorisë dhe Policisë së Sarandës, ku ra në pranga ish-drejtoresha e IMT në bashkinë e Sarandës për shpërdorim detyre ndërkohë që Papuçi u akuzua për ndërtim të paligjshëm të një pallati 7-katësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco