Tentoj ti shpëtonte policisë, prangoset pasi bëri aksident shoferi

Tentoj ti shpëtonte policisë, prangoset pasi bëri aksident shoferi

16:08, 24/03/2023
A+ Aa A-

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një shtetas i cili ka përplasur një automjet të parkuar në përpjekje që të shpëtonte nga policia që i ishte vënë pas.

I riu ka tentuar të largohej nga policia për të mos pasi dispononte në mjetin e tij lëndë narkotike.

Dibër

Qarkullonte me automjet dhe mbante me vete lëndë narkotike për ta shpërndarë në doza dhe aksidentoi një automjet të parkuar në tentativë për ti shpëtuar Policisë, por pas  disa minutash  ndjekjeje nga Policia, është kapur dhe vënë  në pranga 35-vjeçari.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis, një grirëse metalike që shërbente për grirjen e kanabisit dhe automjeti me të cilin qarkullonte 35-vjeçari.

Shërbimet e Policisë bazuar në inteligjencën informative për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në doza në qytetin e Peshkopisë, janë vënë në ndjekje të një atuomjeti.

Drejtuesi i automjetit  shtetasi D.C., 35 vjeç,  nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar dhe gjatë largimit  përplasi  një automjet të parkuar, por është kapur pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit fizik  policia i gjeti 35 vjeçarit (i dënuar më parë për disa vepra penale )  një sasi lënde narkotike   canabis sativa.

Ndërsa gjatë kontrollit të automjetit u gjet një dozë lënde narkotike canabis sativa dhe një grirëse metalike që dyshohet se shërben për përpunimin e lëndës narkotike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit D.C., 35 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale "Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë të rendit publik", "Largim nga vendi i aksidentit", "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco