Autoriteti i Konkurrencës rrëzon marrëveshjen mes autoshkollave, DPSHTRR dhe tatimeve

Autoriteti i Konkurrencës rrëzon marrëveshjen mes autoshkollave, DPSHTRR dhe tatimeve

14:59, 24/03/2023
A+ Aa A-

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të rrëzojë përfundimisht marrëveshjen për rritjen e dakordësuar të çmimeve të autoshkollave. Marrëveshja e nënshkruar midis Drejtorisë së Transportit Rrugor, Drejtorisë së Tatimeve dhe shoqatave të autoshkollave, përcaktonte vendosjen e një çmimi minimal prej 85 mijë lekësh për kursin e patentës.

Pasi e pezulloi fillimisht zbatimin e marrëveshjes, Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e të premtes, tha se ajo ka për objekt de facto dhe de jure caktimin e tarifës së pagesës dhe kostos referuese minimale.

Është një marrëveshje e ndaluar në vetvete për nga objekti, në kuptim të nenit 4, pika 1, gërma a), të ligjit nr. 9121/2003, pasi me hyrjen në fuqi do të çojë në praktika të njëjta në çmimet/tarifat e pagesës për përgatitjen dhe fitimin e kategorisë së leje drejtimit, dëshmisë ose certifikatës, duke penguar, kufizuar dhe shtrembëruar konkurrencën në treg. Si e tillë kjo Akt Marrëveshje, në kuptim të nenit 4, pika 2, të ligjit nr. 9121/2003, është e ndaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco