Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Qëlloi me kallashnikov duke kanosur bashkëfshatarin, arrestohet 49 vjeçari në Dibër

Qëlloi me kallashnikov duke kanosur bashkëfshatarin, arrestohet 49 vjeçari në Dibër

13:57, 24/03/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë ka rënë një 49 vjeçar në Dibër, pasi kanosi me armë zjarri kallashnikov bashkëfshatarin, për motive pronësie. 

Sipas njoftimit të policisë, 49-vjeçari me iniciale A. F. në fshatin Vrenjt, ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në ajër, për të kanosur për motive pronësie, shtetasin M. F., 25 vjeç (bashkëfshatar i tij).

Njoftimi i policisë/ Dibër

Kanosi me armë zjarri kallashnikov bashkëfshatarin, për motive pronësie, kapet dhe arrestohet në flagrancë 49-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Vrenjt, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në ajër, për të kanosur bashkëfshatarin e tij, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien në pranga të autorit të këtij rasti.

Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale, është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i këtij konflikti për motive pronësie, është kapur dhe është arrestuar në flagrancë shtetasi A. F., 49 vjeç, banues në fshatin Vrenjt, Dibër.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se 49-vjeçari, në fshatin Vrenjt, ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në ajër, për të kanosur për motive pronësie, shtetasin M. F., 25 vjeç (bashkëfshatar i tij).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco