Korrierët shqiptarë futën mbi 100 kg kokainë nga Belgjika në Itali, gjyqi në prill Brenda pak muajsh, një burrë dhe një grua shqiptare sollën një kuintal kokainë nga Belgjika në Itali.

Korrierët shqiptarë futën mbi 100 kg kokainë nga Belgjika në Itali, gjyqi në prill

11:42, 24/03/2023
A+ Aa A-

Dy korrierë droge të arrestuar në Stabio, Itali më 15 prill 2022 për shkak se u kapën me 15 kilogramë kokainë, u dërguan në gjyq nga prokurori i Ticinos. Brenda pak muajsh, burri dhe gruaja shqiptare kishin futur një kuintal kokainë nga Belgjika në Itali.

Më 15 prill 2022, rojet kufitare zvicerane ndaluan dy makina të drejtuara për në Itali në Stabio. Në timonin e së parës – të të ashtuquajturës “stafetë” – ishte një shtetase shqiptar që jetonte në Zvicrën qendrore. Drejtuesi i makinës tjetër ishte një 34-vjeçar nga Kosova, po ashtu me vendbanim përtej Gotthard-it. Në makinën e këtij të dytit, të fshehur poshtë një sediljeje, agjentët gjetën 15 kilogramë kokainë 90% e pastër.

Më vonë u zbulua se të dy po bënin të fundit të një serie udhëtimesh të bëra brenda pak javësh nga Belgjika për në Italinë Veriore, që ishte destinacioni përfundimtar i lëndës narkotike.

Ka qenë gruaja që pranoi se udhëtimet kishin nisur në dhjetor të 2021 dhe rrëfimi i saj u vërtetua nga gjetjet e dala gjatë hetimit, si kontaktet telefonike dhe kontrolli automatik i targave në doganë.

Kështu, hetuesit arritën të llogaritnin se sasia e drogës e transportuar gjatë muajve i kalonte 100 kilogramët. Një sasi e madhe, nga e cila vetëm një pjesë shumë e vogël – 100 gramë, ka përfunduar në Zvicër.

Shqiptari, tashmë me precedentë penalë në Itali, pretendon se ka pasur një rol periferik  në krahasim me atë të “shoqëruesit” të udhëtimit. Të dy, të dërguar në gjyq nga prokurorja publike Pamela Pedretti, do të dalin së shpejti në gjyq.

Krimi kryesor për të cilin ata akuzohen është ai i shkeljes së rëndë të Aktit Federal të Narkotikëve. Gruaja do të duhet të përgjigjet edhe për pastrim parash për 10 mijë eurot që ka marrë në një rast si dëmshpërblim.

Nga ana tjetër, burri ka mashtruar autoritetet se kur ka paraqitur kërkesën për leje qëndrimi, ua ka fshehur të kaluarën autoriteteve zvicerane.

Gjyqi është caktuar për në fund të prillit të këtij viti dhe për shkak të sasisë së madhe të drogës së trafikuar, prokuroria do të kërkojë dënime mbi pesë vjet burg. Gjobat që të dy të pandehurit filluan t’i paguanin paraprakisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco