EMRI/ Shpërndante heroinë dhe kanabis në doza, arrestohet 37-vjeçari në Gjirokastër

EMRI/ Shpërndante heroinë dhe kanabis në doza, arrestohet 37-vjeçari në Gjirokastër

10:05, 24/03/2023
A+ Aa A-

Një 37 vjeçar në Gjirokastër është vënë në pranga nga policia pasi u kap duke shpërndarë lëndë narkotike heroinë dhe kanabis, në doza.

“Blutë” sekuestruan 73 doza heroine, doza kanabisi dhe një shumë parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Shtetasi Arbër Maliqi banues në Gjirokastër për akuzën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Katrori”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Vihet në pranga një 37-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike heroinë dhe kanabis, në doza.

Sekuestrohen 73 doza heroine, doza kanabisi dhe një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Katrori”.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 37 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur 73 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash të përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe një aparat celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco