SYRI TV/ Linja kundër radikalizmit dhe ekstremizmit, Luarasi: Kemi marrë 401 telefonata

13:51, 23/03/2023
A+ Aa A-

Linja e hapur dy vite më parë kundër përhapjes së radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, ka sjellë mbi 400 telefonata denoncuese.   Shkas për krijimin e saj u bënë shqiptarët që Iu bashkuan luftës në Siri, një pjesë e të cilëve ende vijojnë të jenë në kampin famëkeq Al Hol.  

Nga SYRI TV

401 thirrje kanë ardhur në linjën e hapur 2 vite më parë si nevojë kundër përhapjes së radikalizmit. Drejtuesja e kësaj linje Iris Luarasi thotë se pritshmëritë janë të mëdha dhe kjo është një sfidë e madhe sidomos për riatdhesimin e shqiptarëve nga kampi famëkeq ALHOL dhe më pas integrimin e tyre në shoqëri, ku janë kthyer 25 familje  nga Siria.

Në konferencën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, zv/ ministrja e brendshme Romina Kuko theksoi se Ballkani nuk është aspak i mbrojtur nga ky fenomen.

Edhe përfaqësues të tjerë në këtë konferencë kanë ngritur shqetësimin për këtë fenomen, duke kërkuar kontributin e të gjithëve për ta minimizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco