Shpërndanin kokainë e heroinë në zona të ndryshme të kryeqytetit, Gjykata lë në burg 10 persona

Shpërndanin kokainë e heroinë në zona të ndryshme të kryeqytetit, Gjykata lë në burg 10 persona

12:31, 23/03/2023
A+ Aa A-

Gjykata ka lënë në burg 10 personat e arrestuar ditën e djeshme gjatë operacionit “Harta”, pasi shpërndanin droga të forta në ambiente të ndryshme të Tiranës.

Në total gjatë operacionit “Harta” u arrestuan 20 persona dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim.

Nga ky operacion u sekuestruan 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 milionë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celulare.

Ndërkohë 10 të arrestuarit e tjerë do të njihen me masën e tyre të sigurisë, ditën e nesërme.

Jurgen Hasmataj
Altin Lani
Armaldo Xheladini
Dorjano Çela

Fabian Qoku
Muharem Tarushi
Denis Idrizi
Erion Xhaxho
Polikron Shabani
Redi Lolaj

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 milionë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celulare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco