'Më vjen keq për atë që po ndodh'/ Sot shkoi për ta konfiskuar, ja çfarë shkruante Anila Shenjtolli për tritolin te 'Prestige'

'Më vjen keq për atë që po ndodh'/ Sot shkoi për ta konfiskuar, ja çfarë shkruante Anila Shenjtolli për tritolin te 'Prestige'

22:10, 22/03/2023
A+ Aa A-

Me një letër në dorë dhe në krah të dhjetëra efektivëve të policisë, Anila Shenjtolli, Drejtoresha e Qendrës Zhvillimore në varësi të Shërbimit Social Shtetëror në krye të grupit të konfiskimit, u paraqit sot në dyert e “Prestige Resort” e gatshme për të mësyrë në ambientet e brendshme, megjithëse një ditë zyrtare pushimi.

Duke përsëritur disa herë se po bënte detyrën dhe kërkonte mirëkuptim, Shenjtolli, i bëri thirrje policëve që ta ndihmonin të hapte derën në hyrje të resortit dhe pasi hyri brenda tij njoftoi eprorët për aksionin “jam brenda resortit, edhe televizionet janë këtu”.

Por çfarë mendimi ka në të vërtetë Anila Shenjtolli për atë që po ndodh prej më shumë se gjashtë muajsh në Prestige Resort dhe çfarë bën ajo kur është e urdhëruar nga shefat e saj.

Në fillim të dhjetorit kur hoteli i Prestige u hodh në erë me tritol, Anila Shenjtolli i dërgoi një mesazh një prej njerëzve të afërt të grupit Hysenbelliu, ku i shprehte keqardhjen për atë që po ndodhte.

“Më vjen me të vërtetë tmerrësisht keq për këtë. Na ka dhemb shpirti edhe ne që thjesht e kemi frekuentuar atë mrekulli. Imagjinoj si ndiheni ju. Nuk kam fjalë për të thënë”, ishte mendimi i sinqertë i Shenjtollit që ia shprehte një pjesë njerëzve të afërt të grupit “Hysenbelliu”.

Por si për ironi të fatit, sot në mëngjes, në një ditë feste, e urdhëruar nga shefat e saj, u shfaq një tjetër personalitet i Anila Shenjtollit, zyrtares që zbaton verbërisht porositë e eprorëve të saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

EO23/03/2023 06:58

Përseri dallëndyshe mbetet!!! Rilindse shpirt e dinjitet shitur!

Shto koment

Denonco