Detaje nga vdekja e spanjollit në Divjakë/ Prej dy muajsh punonte në montimin e serrave, shoku e gjeti në tualet

Detaje nga vdekja e spanjollit në Divjakë/ Prej dy muajsh punonte në montimin e serrave, shoku e gjeti në tualet

14:45, 22/03/2023
A+ Aa A-

Një shtetas spanjoll u gjet i pajetë në dhomën e një hoteli fshatin Karavasta të Divjakës.

47-vjeçari Francisko Servija prej rreth dy muajsh punonte në këtë zonë për montimin e serrave diellore së bashku me shokun e tij, Osvaldo Velasco.

Ka qenë shoku i dhomës, kolegu i tij Osvaldo Velasco 41 vjeç që e ka gjetur në tualetin e dhomës që ndanin të dy.

Velasco ka dhënë alarmin duke kërkuar ambulancën, ndërsa 47-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve që i ka shkaktuar vetes .

Trupi i të ndjerit është dërguar në morgun e mjekësisë ligjore në Tiranë, ndërsa kolegu i tij po pyetet nga grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen.

Nga burime mësohet se kohët e fundit, 47 vjeçari Francisko Cervilla ka shfaqur shenja depresioni për shkak të problemeve me familjen që e kishte ne Spanjë. Dy spanjollët ishin kontraktuar nga kompania që po ndërton serrën me teknologjinë spanjolle

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco