SYRI TV/ Goditen 2 grupet kriminale në Tiranë, 20 persona shpërndanin drogë në shkolla

13:07, 22/03/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës godet dy grupe kriminale që shpërndanin kokaine, hashash dhe heroinë në shkollat e kryeqytetit dhe lokalet e natës. Sipas drejtorit të policisë Tonin Vocaj,  20 personat e kapur përdorinin mesazhe të koduara për komunikim dhe transport publik për t’iu shmangur kontrolleve të policisë.

Nga SYRI TV

20 persona janë kapur nga policia e Tiranës sepse shpërndanin drogë në shkollat e kryeqytetit si dhe në lokalet e natës. Nga hetimi 3-mujor mësohet se 20 personat ishin në dy grupe te ndryshme dhe përdornin mesazhe të koduara për shpërndarjen e drogës si dhe përdornin përgjithësisht transport publik, për të shmangur kontrollin e policisë.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas  në bashkëpunim me njëri-tjetrin vepronin të ndarë në grupe të vogla  dhe shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës dhe Kamzës, afër shkollave, lokaleve të natës e ambienteve të tjera të frekuentuara nga të rinjtë. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 milionë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29  aparate celulare.

Gazetar: F.Gjinaj

Operator: M.Dervishi

Montazhier: L.Kotri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco