Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

SYRI TV/ Mister, vdekja e punonjësit spanjoll në Divjakë, Policia: Preu damarët në dush

12:41, 22/03/2023
A+ Aa A-

Vdekja e punonjësit spanjoll në Divjakë i gjetur pa shenja jete në dush, mbetet mister. Policia ka marrë në pyetje shokun e dhomës së 47-vjeçarit i cili ka deklaruar se shoku i tij kishte disa kohë që kishte shfaqur shenja depresioni, por nuk mendonte se ai do të vriste veten.

Nga SYRI TV

Mbetet mister vdekja e shtetasit spanjoll Franciso Cervilla në një hotel në Divjakë.

Sipas burimeve nga policia bëhet me dije se 47-vjeçari nga Spanja ishte kontraktuar nga një firmë e huaj për të punuar për një firmë shqiptare që merrej kryesisht me panelet diellore.  Ai kishte ardhur në vendin tonë prej një muaji dhe ishte i shoqëruar nga një tjetër bashkëkombës.

Miku i spanjollit, i cili e gjeti pa shenja jete në dush në ambientet e një hoteli në fshatin Karavasta të Divjakës, ka folur për autoritetet.

Oskar Velasko në dëshminë e tij para oficerëve të policisë gjyqësore ka deklaruar se së fundi 47-vjeçari kishte shfaqur shenja depresioni dhe nervozizmi për shkak të mosmarrëveshjeve me bashkëshorten e cila ndodhet në Spanjë, por që kurrsesi nuk e mendonte se do te arrinte në këtë akt ekstrem.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe trupit të pajetë të spanjollit mësohet se pjesën më të madhe të dëmtimeve viktima i ka pasur në qafë dhe kjo përforcon më shumë pistën e vetëvrasjes.

Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprime të thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës së spanjollit.

Ndërkohë që nga burimet mësohet se përveç pistës së vetëvrasjes, po hetohet edhe një tjetër pistë, ajo e vrasjes.

Gazetar: Xh. Beharaj, M. Muzaka

Montazh: L.Kotri

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco