Aksidentet e shumta të urbanëve në Tiranë/ Fitimet para jetës së njerëzve

Aksidentet e shumta të urbanëve në Tiranë/ Fitimet para jetës së njerëzve

10:52, 22/03/2023
A+ Aa A-

Nga Klodian Tomorri

Prapë ka bërë aksident autobusi i Unazës.

Askush nuk bën një analizë, cilat janë shkaqet pse përfshihen në aksidente urbanët e Unazës. Nuk është 1 rast, as 2. Këta po përplasen çdo dy ditë.

Janë autobusët difektozë në sistemin e kontrollit? Është stafi i patrajnuar siç duhet? Shoferët punojnë me orare të gjata? Apo autobusët janë më të mëdhenj se ç’duhet dhe nuk mund të manovrojnë dot lirshëm nëpër rrugët e Tiranës?

Pasi gjendet shkaku i vërtetë, ndërhyhet për ta korrigjuar. Por jo. Kjo punë do të vazhdojë kështu. Një herë do thonë i ra të fikët shoferit. Një herë i preu rrugën Porsche.

Derisa larg qoftë, ndonjë nga ata të bëjnë gjëmën me 200 veta brenda. Dhe i ka vajtur afër, jo pak herë.

Pastaj do dalin këta si të pikëlluar nëpër televizor. Por ndërkohë nuk do i duhet askujt.

Këta do mbajnë fitimet, njerëzit gjëmën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco