Debatet me bashkëshorten, një nga dyshimet për vetëvrasjen e spanjollit

Debatet me bashkëshorten, një nga dyshimet për vetëvrasjen e spanjollit

09:56, 22/03/2023
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka nisur hetimet për punëtorin spanjoll, Franciso Cervilla, i cili vrau veten mbrëmjen e së martës në një hotel në Divjakë, ku punonte prej një kohe relativisht të gjatë për instalimin e pajisjeve të serave.

Shoku i tij, Oscar Velasco, kur është pyetur në polici ka treguar se i ndjeri kishte dy vjet që punonte në Shqipëri, kurse bashkëshortja e tij jetonte në Spanjë. Ai tha se mes tyre kishin nisur debatet.

Sipas Oscar Velasco, këtë gjë ai ia kishte treguar, duke shfaqur shenja depresive e nervozizmi.

Burimet nga Policia e Lushnjës, njoftuan se 47-vjeçari Franciso Cervilla ishte futur në banjë për të bërë dush. Ai ka marrë me vete një falcetë që përdoret zakonisht në punimet e gipsit dhe ka prerë damarët në parakrahë për së gjati. Më pas ka prerë edhe gropën e fytit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco