Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

E zë korrenti, humb jetën një 45-vjeçare

E zë korrenti, humb jetën një 45-vjeçare

09:41, 22/03/2023
A+ Aa A-

Një grua humbi tragjikisht jetën mëngjesin e kësaj të mërkure pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Maminas. Në një njoftim zyrtar për mediat, policia e Durrësit thotë se viktima është një 45-vjeçare, e cila mbërriti në urgjencën e spitalit pa shenja jete rreth orës 08:20 të mëngjesit.

Rrethanat e ngjarjes së rëndë momentalisht mbeten të paqarta. Për zbardhjen e tyre po punon një grup hetimor.

“Rreth orës 08:20, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete, shtetasja O. Gj., 45 vjeçe, banuese në Maminas. Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e saj. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco