Spanjolli preu damarët me thikë në dush dhe ndërroi jetë, shoqërohet në polici shoku i dhomës

Spanjolli preu damarët me thikë në dush dhe ndërroi jetë, shoqërohet në polici shoku i dhomës

22:56, 21/03/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në një hotel në Divjakë. 

Burimet bëjnë me dije se Franciso Cervilla, 47 vjeç, preu damarët e dorës me thikë teksa ndodhej në dush dhe për pasojë humbi jetën. 

Në hotel ndodhej edhe shoku i tij i dhomës, O.V, i cili është shoqëruar nga policia. 

Dy spanjollët punonin në një firmë ku montoheshin pajisje në sera, që prej 1 muaji. 

Nuk dihen motivet që e shtyn 47-vjeçarin nag Spanja drejt aktit ekstrem.

Njoftimi i Policisë

Divjakë

Në fshatin Karavasta, Divjakë, në një hotel, shtetasi spanjoll F. C., 47 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar veten me mjet prerës (thikë) dhe për pasojë ka humbur jetën.

Sipas deklarimeve të para të shokut të tij të dhomës, shtetasit spanjoll O. V., 41 vjeç, rezulton se 47-vjeçari është dëmtuar me mjet prerës gjatë kohës që ka qenë duke bërë dush. 

Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprime të thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, për të përcaktuar shkakun e kryerjes së vetëvrasjes. 

Ndërkohë, është shoqëruar në ambientet e Policisë, shoku i dhomës, shtetasi O. V., për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore në vendngjarje do ketë njoftim të detajuar për këtë rast.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco