Policia e Kosovës merr në pyetje presidentin e FFK, Agim Ademi

Policia e Kosovës merr në pyetje presidentin e FFK, Agim Ademi

18:01, 21/03/2023
A+ Aa A-

Polica e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se këtë të martë ka intervistuar një zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës.

I njëjti person, emri i të cilit nuk u përmend, është liruar pastaj me urdhër të prokurorit.

Policia e Kosovës gjithashtu bëri të ditur se ndaj kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, nuk ka ndonjë urdhër-arrest.

Në njoftimin zyrtar u bë e ditur se Ademit i është bërë ftesa për t’u paraqitur në polici për intervistim të nesërmen.

Detaje të tjera nuk u bënë të ditura.

Njoftimi i plotë
“Policia e Kosovës, sot në orët e pasditës ka intervistuar në stacion policor një person/zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.

Ndërsa raportimi në media për kinse arrestimin e kreut të FFK-së nuk qendron dhe se nuk ka ndonjë urdhër arrest siq raportohet, por të njëjtit i është lënë një ftesë për tu paraqitur në polici për intervistim gjatë ditës së nesërme.

Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco