Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Aksidenti i dyfishtë/ Arrestohet ish-kreu i Doganës së Fierit: Ishte i dehur

13:36, 21/03/2023
A+ Aa A-

Policia ka arrestuar ish-drejtorin e Doganës së Fierit, Arlind Lagji, i cili shkaktoi aksidentin e dyfishtë ditën e djeshme në Vlorë. Lagji, pasi përplasi një grua, tentoi të largohej, por më pas u përplas me një tjetër automjet.

Mbi 46-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“ dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Kujtojmë se Arlind Lagji u përfshi më herët në një skandal pasi u denoncua nga Algert Beluli se e kishte kërcënuar. I riu dyshonte se bashkëshortja e tij, Anxhela Ngjeqari, e tradhtonte me ish-drejtorin e Doganave në Fier.

Algert Beluli publikoi audiopërgjime me zytarin, ku ky i fundit e kërcënonte me jetën e vajzës dhe i thoshte ‘do ta bëj trupin thela-thela’.

NJOFTIMI ZYRTAR

Aksidentoi një këmbësore, me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, u largua nga vendi i ngjarjes dhe më pas përplasi një automjet, vihet në pranga 46-vjeçari. 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 46 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“ dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar shtetasen I. S., 66 vjeçe, banuese në Vlorë, është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka vijuar lëvizjen, në këtë aks rrugor, ku më pas ka përplasur automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin B. C., 63 vjeç, banues në Vlorë.  

Shtetasja I. S. dhe shtetasi B. C. ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtesjshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emri21/03/2023 14:51

Kelysh komunistash, bij neperkash.

Shto koment

Denonco