Gjendet i varur në litar, një burrë 52 vjeç në Vaun e Dejës

Gjendet i varur në litar, një burrë 52 vjeç në Vaun e Dejës

13:35, 21/03/2023
A+ Aa A-

Një burrë 52 vjeç nga fshati Shelqet i Vaut të Dejës është gjetur i varur në shtëpinë e tij. Viktima ka iniciale V. B. Nuk dihen ende arsyet e kësaj vetëvrasjeje. Policia ka nisur hetimet.

Në njoftimin paraprak të Policisë së Vaut të Dejës thuhet:

"Më datë 21.03.2023, rreth orës 12:05, në fshatin Shelqet, Vau i Dejës, në banesë, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur shtetasi V. B., 52 vjeç.  Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco