VIDEO/ Makina përplas këmbësorin në Bulqizë, 73 vjeçari thyen xhamin e përparmë nga goditja

12:41, 21/03/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Shupenzës në Bulqizë ku një i moshuar është përplasur nga makina teksa po kalonte rrugën.

Sipas burimeve për mediat, 73 vjeçari Avni Manjani ishte duke kaluar rrugën kur u godit nga makina tip Golf që po udhëtonte në drejtim të Maqellarës.

I moshuari u dërgua me urgjencë drejt spitalit ku po merr ndihmë mjekësore. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga SYRI, xhami i përparmë i makinës është thyer nga goditja.

Shkak i aksidentit dyshohet se është shpejtësia por dhe kalimi i rrugës në mënyrë të gabuar nga ana e 73 vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco