Itali: U shiste drogë dhe fëmijëve të shkollave, arrestohet Isufi që s'ndalonte ditë e natë

Itali: U shiste drogë dhe fëmijëve të shkollave, arrestohet Isufi që s'ndalonte ditë e natë

11:16, 21/03/2023
A+ Aa A-

Policia italiane në Asti ndaloi shitjen e rreth 1500 dozave të kokainës në vlerë totale 300 mijë euro.

Po ashtu, denoncoi 10 të dyshuar si shpërndarës droge, 4 të arrestuar, një prej të cilëve në flagrancë. Policët sekuestroi gjithashtu një ndërtesë dhe toka të blera me fitime nga trafiku i drogës.

Hetimet kanë nisur në fund të vitit 2021, pas monitorimit të shitjeve të shumta në qendër të Astit, nga 51-vjeçari shqiptar Isuf Hadaj. Ai ishte emri kryesor: bënte tregti ditë e natë, veçanërisht në zonat e Corso Torino dhe pranë Parco della Resistenza.

Aktiviteti është cilësuar prej tij si “punë”: Janë monitoruar 1500 doza kokainë (rreth 3 kg), për një vlerë prej 280 mijë eurosh. Disa shitje u bënë pranë shkollave dhe fëmijëve të mitur, madje shiste drogë edhe nga dritarja e shtëpisë dhe gjatë darkave familjare.

Banda përdorte edhe truke të veçanta, duke ndërruar makinat apo edhe duke fshehur drogën në kutitë e ilaçeve.

Dy të arrestuarit e tjerë janë Davide Battiston, i lindur në 1978 i arrestuar dhe në burg dhe Fabiola Ghiotti, lindur në 1994, në arrest shtëpie, të cilët dolën si blerës të kokainës, për ta shitur më pas mallin në sheshin e Asti,  një sasi prej 200 gr për një vlerë rreth 20 mijë euro.

Subjektet e tjera të raportuara janë katër shqiptarë të tjerë dhe tre italianë, të cilët u zbuluan si shpërndarës droge.

Një nga klientët e Hadajt është denoncuar edhe për veprën e vjedhjes: ai dyshohet se e ka paguar kokainën nëpërmjet vjedhjes së mjeteve të ndërtimit me vlerë 10 mijë euro.

Në zonën e Antignano-s, një ndërtesë me tokë përkatëse, e blerë me të ardhura të paligjshme, iu nënshtrua sekuestrimit preventiv.

Gjatë kontrolleve, në koordinim me prokurorinë e Astit, u sekuestruan edhe çeqe 11 mijë euro, kokainë gati për shitje dhe 12 mijë euro të ardhura nga trafiku i drogës, rrethanë gjatë së cilës u arrestua në flagrancë njëri prej të dyshuarve, Nikolin Preçi, i lindur në vitin ’90, pasi iu gjetën 28 ​​‘toptha’ kokainë dhe 12 mijë euro cash.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco