Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

KAFE SHQETO/ Arben Luzi: '2023-shi arrin shifra ekstreme të aksidenteve rrugore'

10:56, 21/03/2023
A+ Aa A-

Në një periudhë kohore kur numri i përdoruesve të rrugës rritet, rritet dhe përgjegjësia pas timonit, e cila reflektohet qartë në statistikat e aksidenteve rrugore të fillim-vitit 2023.

84 aksidente rrugore gjatë muajit Janar 2023, 37% më pak krahasuar me 2018.

Të drejtosh një mjet është përgjegjësi shumë e madhe, për veten dhe të tjerët, ku si duket shumica e të rinjve e ka harruar këtë DETYRË.

Eksperti i sigurisë rrugore, Arben Luzi ishte i ftuar ditën e sotme në “Kafe Shqeto’ ku ka komentuar gjatë aksidentet e shkaktuara gjatë muajve të parë të vitit 2023, ku vihet re se një numër i madh i shoferave të rinj janë përgjegjës. 

Por, ai nuk la pa përmendur edhe Policinë Rrugore e cila sipas tij duhet të bëjë disa ndryshime në ligje, duke i njoftuar të gjithë drejtuesit e mjeteve.

Diskutimi në studio:

Flavio: Duket sikur gjërat as nuk janë përmirësuar as nuk janë përkeqësuar, shoferët po tregon më të papërgjegjshëm se kurrë në timon, pse po ndodh kjo?

Arben Luzi: "Mund të jetë në nivele kolektive dhe siç thatë edhe ju në bazë të masave shtrënguese shohim që edhe policia është në rrugë dhe është bërë e bezdisur me gjobat elektronike, me gjobat në ajër pasi nuk njoftohen shoferat dhe kanë problematikat e tyre e bërjes prezente të tyre në rruge dhe e gjitha kjo nuk po funksionon, por po çalon.

P.sh u bënë ndryshimet në ligj, pra në Kodin Rrugor , por ai na ndryshoi afatin e patentave dhe me këto aksidentet do të vazhdojnë.

Nuk sjell ndonjë ndryshim ky fakt tek siguria rrugore, dhe këto ndryshime u bënë për Drejtorinë e Transportit Rrugor, por nuk u bënë për sigurinë rrugore këto në konceptin e saj për të ndryshuar disa norma të sjelljes që mund të kishin efektivitetin e policisë rrugore".

Flavio: Tanimë është e provuar që e gjithë qasja e Policisë Rrugore ndaj shoferave është e gabuar, kaq e vështirë është që ta kuptojë Policia Rrugore se çfarë duhet të bëjë dhe si duhet të sillet?

Arben Luzi: "Unë i qëndroj edhe një herë ndryshimit, derisa ndryshimi të bëhet vetëm për disa njerëz të caktuar të cilët nuk kanë më se çfarë të japin më në këtë drejtim , nuk meret policia rrugore me këto gjëra.

A është pyetur ndonjëherë policia rrugore apo personat përgjegjës? Me të tilla ndryshime ata po eksperimentojnë derisa ka shumë drejtues mjetesh që nuk njihen fare, duhet të njihen me këto ndryshime, ndonëse e kanë për detyrë që të njihen nga autoritetet.

Nuk e dimë fare se çfarë janë këto ndryshime, por në fakt janë një gjë tjetër aksidentet e ndodhura kohët e fundit p.sh ngjarja e ndodhur tek tuneli i ‘Kalimashit’ kur një mjet i tonazheve të rënda hyn me një shpejtësi marramendëse ajo është papërgjegjshmëri totale e tyre.

Policia rrugore kur këta fenomene ndodhin njoftohen me të gjitha mënyrat, megjithatë vend për të punuar ka. Personalisht jam kundra gjobës që vihet nga videot e publikuara në ‘Tik-Tok’, edhe pse ky rrjet social mund të jetë indicie për tu kapur ky person, por duhet të kapet në rrugë me atë shpejtësi".

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco