Tiranë, parandalohet një tjetër vrasje brenda familjes

Tiranë, parandalohet një tjetër vrasje brenda familjes

10:36, 21/03/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka arritur të parandalojë një vrasje të dytë brenda familjes duke arrestuar kërcënuesin:  një 31-vjeçar që i dënuar më parë për vjedhje. Ngjarja ndodhi në zonën që mbulon komisariati nr.3 i kryeqytetit. Policia mori njoftim se një person që mbante armë në banesë, po iu kanosej  familjarëve dhe u organizua për të parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale.

Falë ndërhyrjes në kohë, policia arrestoi I. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Ai kishte ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj vëllait të vet si edhe dajës duke i kërcënuar edhe me armë për motive të dobëta. Gjatë kontrollit në shtëpi, I. M. iu gjetën të fshehura, një pistoletë, një automatik, 2 krehra dhe municion luftarak.

Më herët, komisariati nr 6 në Kombinat kishte arrestuar një person 41 vjeç që kërcënonte me armë zjarri, familjarët e tij në lagjen "Misto Mame".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco