EMRI/ Kanosi me kallashnikov familjarët, pranga 41-vjeçarit në Tiranë

EMRI/ Kanosi me kallashnikov familjarët, pranga 41-vjeçarit në Tiranë

09:43, 21/03/2023
A+ Aa A-

Parandalohet një krim i rëndë në një familje në Kombinat. Burime zyrtare nga policia raportojnë se në kuadër të operacionit të koduar “Afternoon” u arrestua 41-vjeçari Julian Xhima. "Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit për një shtetas që kishte kanosur me armë zjarri, familjarët e tij, në lagjen “Misto Mame”, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Afternoon”,' thuhet në njoftimin zyrtar.

NJOFTIMI ZYRTAR

Finalizohet operacioni policor i koduar “Afternoon”. Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, parandalohet një ngjarje kriminale në familje.

Vihet në pranga 41-vjeçari që kanosi me armë zjarri, familjarët e tij.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit për një shtetas që kishte kanosur me armë zjarri, familjarët e tij, në lagjen “Misto Mame”, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Afternoon”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Julian Xhima, 41 vjeç, banues në Kombinat.

Shtetasi Julian Xhima, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur familjarët e tij, me armë zjarri (kallashnikov), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco