SYRI TV/ ‘Ejani se na mbuloi gjaku’/ Kujtime Hysa rrëfen masakrën

09:34, 21/03/2023
A+ Aa A-

Kujtime Hysa, ish-vjehrra e Dan Hutrës, e cila ishte një nga të plagosurat e masakrës së datës 1 mars, rrëfen ekskluzivisht për Syri TV detajet e ngjarjes së rëndë. Teksa ka pak ditë që ka lënë ambientet e spitalit, e moshuara rrëfen se pretendimi i Dan Hutrës ka qenë se u denoncua dhe u fut në burg padrejtësisht. Ndërkohë që Dan Hutra nuk është ndalur edhe pse vajza, Elena Hysa i kërkuar të ndalojë. Teksa fillimisht ka provuar nwse arma i shkrepej

SYRI TV

Kujtime Hysa- nëna e ish-bashkëjetueses së Dan Hutrës tregon ekskluzivisht për gazetaren Bleona Sari 'SYRI TV' detajet e masakrës së 1 marsit ku mbetën të vrara 2 gratë e familjes Hysa, Mevlutja dhe Hasime Dafku dhe u plagosën 2 të tjera, Elena Hysa dhe Kujtime Hysa.

Teksa ka vetëm pak ditë që lënë ambientet e Spitalit të Traumës, Kujtime Hysa rrëfën se ka qenë shënjestra e tretë e Dan Hutrës. Ndërkohë edhe pse Elena i është lutur të ndalojë, pasi ka provuar nëse arma funksionon, Dan Hutra nuk është ndalur.

Teksa thekson se drejtësia nuk e parandaloi këtë ngjarje, ajo bën apel për ndihmë për 2 foshnjat, të cilat ndodhen në shtëpinë e fëmijës pasi nuk kanë mundësi të kujdeset për to.

Teksa rrëfen ngjarjen e rëndë e moshuara tregon se ka kërkuar ndihmën e komshinjve pas ngjarjes për t’i transportuar në spital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco