SYRI TV sjell pamjet e aksidentit të rëndë me një të vdekur dhe tre të plagosur që ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën Fushë Krujë - Milot.
Autovetura Benz është kthyer në një grumbull hekurishtesh prej përplasjes me mbrojtëset metalike të rrugës. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën Luan Duka, 50 vjeç dhe janë plagosur tri pasagjerët që ndodheshin në makinën e tij.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Shkak i aksidentit duket se ka qënë shpejtësia tej normave.
© SYRI.net