Aksident i rëndë në autostradën Fushë Krujë - Milot, një i vdekur dhe tre të plagosur Pamje nga vendngjarja

Aksident i rëndë në autostradën Fushë Krujë - Milot, një i vdekur dhe tre të plagosur

07:34, 21/03/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë me një të vdekur dhe tri të plagosur ka ndodhur mëngjesin e së martës në autostradën Fushë Krujë – Milot.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën Luan Duka, 50 vjeç dhe janë plagosur tri pasagjerët që ndodheshin në makinën e tij.

Gazetari i SYRI TV njoftoi se autovetura Benz ka dalë nga rruga gjatë orëve të para të mëngjesit në autostradën Fushë Krujë  - Milot dhe është përplasur me mbrojtëset metalike të rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 50-vjeçari Luan Duka si dhe janë plagosur pasagjerët që ndodheshin me të. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shkak i aksidentit duket se ka qënë shpejtësia tej normave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco