Vrasja e Pëllumb Islamit në Athinë, policia greke arreston të riun shqiptar

Vrasja e Pëllumb Islamit në Athinë, policia greke arreston të riun shqiptar

22:16, 20/03/2023
A+ Aa A-

Autoritetet greke kanë arrestuar një të ri shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Pëllumb Islamit në një lokal në Athinë.

Mediat helene raportojne se në pranga ka rënë një 23-vjeçar nga Shqipëria, i cili është dërguar në rajonin e policisë paraditen e sotme në Kipseli.

I riu shqiptar eshte një ndër 7 personat për të cilët ishte lëshuar një urdhër arresti lidhur me ngjarjen e 21 shkurtit kur në një lokal në “Nea Ionia” në Athinë u ekzekutua 39 vjeçari Islami.

Image

Hetimet kanë zbuluar se atë natë ndodhi një shkëmbim zjarri pas një debati të një grupi kriminal shqiptar që vepron në Greqi me një shtetas qe ndodhej në tavolinë me Islamin.

Një nder personat që është ende në kërkim është dhe kreu i grupit kriminal, 34 vjeçari nga Fieri, Elis Salaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco